Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast ngacmimi që është regjistruar në statistikat policore në Gjilan.
Sipas Policisë, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kanosur në vazhdimësi viktimën femër, me të cilën kishin lidhje dashurie disa muaj me parë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/