DYLON

Likaj: Të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)

Likaj: Të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)
Avatar photo Redaksia

Rastet me COVID-19 po rriten përditë, thotë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i cili u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.

Ja postimi i plotë në profilin e tij.

Rastet me COVID-19 po rriten përditë!

EkoHigjiena

Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.

Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë).

Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, taskforcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.