Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24.01.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar E.Sh. (1978).
Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e njëzet (120) ditë për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/