Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestojë personin e kërkuar;
S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/