DYLON

UKZ dhe CARITAS do të bashkëpunojnë në zbatimin e projektit TAKE

UKZ dhe CARITAS do të bashkëpunojnë në zbatimin e projektit TAKE
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi si dhe përfaqësuesja e Caritasit Zviceran menaxherja e projektit TAKE, znj. Gjylbehare Llapi,  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë – TAKE(P220054).

UKZ dhe Caritasi do të zbatojnë projektin “TAKE” me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor në Kosovë, duke u bazuar në analizën e nevojave dhe vlerësim të plotë duke përshirë edukatorët para-shërbimit dhe gjatë shërbimit.

EkoHigjiena

Projekti TAKE mbështetet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe implementohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.