Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Muqivërc të Kamenicës është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, i cili nga njësitë policore është hasur duke transportuar rreth 1.70 metër kub dru të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, drutë i janë sekuestruar me rast vazhdojnë të merren zyrtarët e ekonomisë pyjore”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.