Është arrestuar një i dyshuar për posedim të substancës narkotike, dy paketime në peshë 1.7 gramë, që dyshohet të jetë marihuanë.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Reçan, Kamenicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 1.7 gramë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.