Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Viti, kanë arrestuar një të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Njoftimi i policisë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti 23.01.2024-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë cal-7.62 mm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/