Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësiti patrullues nga stacioni Policor i Gjilanit kanë ndaluar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një qese te mbushur me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan.
“Njësiti i antidrogës nga shtabi qendror që vepron në Gjilan i është i është përgjigjur rastit, ku kanë bërë konfiskimin e dëshmisë, është bërë matja, dhe e njëjta ka peshuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij rasti me procedurë të rregulltë dërgohet në Prokurorinë Themelore.