Në rrugën 15 Qershori 99 në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19.
“ I dyshuari ka lejuar një numër të konsiderueshëm te klientëve të qëndrojnë brenda hapësirës së lokalit duke ju shërbyer pije në kundërshtim me masat mbrojtëse higjienike”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.