(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të kanosjes me armë që ka ndodhur n ëLagjen Zabeli i Sahit Agës në Gjilan. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me arme viktimën mashkull K-Shqiptar.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një arme te cal.7.65 mm me 14 fishekë te kalibrit të njëjtë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/