Autoritetet policore kanë brë me dije se në fshatin Velekinicë të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje në familje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kanosur verbalisht edhe babanë e viktimës.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/