Policia ka bërë me dije se më 30 mars 2017 rreth orës 15:10, ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës kishte raportuar Policinë e Kosovës në Viti se mbesa e saj nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku mund të gjendet.
“Me 03 prill 2017 pas hetimeve te zhvilluara me ndihmën edhe të familjarëve të viktimës është arritur të gjendet vendndodhja e minorenes e cila kishte qenë së bashku me të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës (1990)”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, të dy të lartcekurit përgjatë këtyre ditëve kishin qëndruar në një fshat malor të Komunës së Gjilanit.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë themelore të Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda i cili ka marre vendim për ndalim e te dyshuarit për 48 orë për veprën penale.’’Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nen moshën 16 vjeçe’’ dhe ”keqpërdorim seksual””, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në prokurori.