Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti është arrestuar një qytetar për armëmbajtje pa leje
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikator dhe 60 fishek të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.