Autoritetet policore kanë brë me dije se në fshatin Koretin të Kamenicës, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një fishek.
Po ashtu atij iu është gjetur edhe një kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.