Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të huaj nga shtabi qendror, të mbështetur edhe nga Njësitet e Specializuara Operative – Prishtinë, kanë kontrolluar restorant “Kalaja“, në Kllokot, ku gjatë kontrollit, te i dyshuari shqiptar shtetas i Maqedonisë, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë-SIG me kalibër 9mm, prodhim zviceran, me pesë (5) copë fishekë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda, rasti klasifikohet si “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari me aktvendim ndalet për 48 orë në mbajtje.
Rasti procedohet në procedurë të shpejt në Gjykatë.