Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Viti është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat ka ardhë deri te kacafytja mes tyre, ku me pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ,viktimat kanë arritur ti largojnë armen duke e hedhur në tokë”, thuhet në raporti policor.
Ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2LONLINE.com/