E kanos ish gruan e tij, por përfundon në pranga të policisë, e pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “kanosje” që është regjistruar në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kanosur ish gruan e tij, viktimën, femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.