Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të “Realizimit të Urdhëresës së Gjykatës”, që është bërë në fshatin Kufcë e Epërme të Novobërdës, ku është arrestuar i kërkuari nga gjykata.
“Nga Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor të Novobërdës, është arrestuar personi me iniciale S. S. serb-shtetas i Kosovës, sipas urdhëresës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. I njëjti është dërguar menjëherë ne vuajtje dënimi në kohëzgjatje prej një viti (1) me burg efektiv , në Qendrën e paraburgimit në fshatin Pasjak”, ka thënë zëdhënësi Hashani.