Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një (1) person të dyshuar me inicialet M.L.
Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ nga neni 364, dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së, është arrestuar një (1) person i dyshuar me inicialet M.L, ndaj të cilit janë duke vijuar procedurat ligjore.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
- një (1) pushkë automatike,
- dymbëdhjetë (12) fishekë AK-47
- dyqind e pesë (205) fishekë të armës së gjatë,
- një (1) karikator i armës AK-47,
- një (1) kondakt – druri dhe
- një (1) telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve. /2LONLINE/