Policia e Kosovës, në Kamenicë kanë arrestuar një të dyshuar për ushtrim të lojërave të fatit të ndaluara me ligj, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Më 31 janar 2020, rreth orës 12:00, Polica e Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në fshatin Rogoçicë, Komuna e Kamenicës në një lokal zhvillohen lojëra fati të ndaluara me ligj.
Zëdhënësi Ismet Hashani tha se njësitet patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës me ta marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar, vendin dhe të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Karaqevë e Epërme në lokalin pronë e të dyshimtit të lartcekur ku ishin duke u luajtur lojëra fati –KENO të cilat lojëra me ligj janë te ndaluara.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i hetimeve si dhe inspektoret komunal . Pajisjet e lojërave të fatit janë Konfiskuar nga ana e doganave të Kosovës.
“I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka thënë Hashani.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të procedohet në prokurori në procedurë të rregullt.