Policia kufitare vazhdon aktivitetet e tyre në luftimin e kriminalitetit nder-kufitar. Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, më 06.06.2023, rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviçit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.
Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore.
Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’. Personi dhe vetura është dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera. /2LONLINE/