Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.
Patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë (5) persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme.
Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuar: A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së. /2LONLINE.com/