Autoritetet policore kanë bërë me dije se nga ana e Policisë së Kosovës në fshatin Ponesh, komuna Gjilan, është arrestuar i dyshuari M/S/K pasi që, i njëjti, duke qenë i vetëdijshëm se e ka të ndaluar me vendim të Gjykatës që ti ofrohet bashkëshortes së tij nuk e ka përfillur këtë urdhër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari ka shkuar tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke kërkuar nga ajo që të takohet me te për të biseduar dhe njëkohësisht ka kërkuar që ta takoj fëmijën-djalin e tij.
“Prezenca e të dyshuarit e ka shqetësuar tej mase viktimën e cila ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes ku pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani duke folur për rastin. /2LONLINE.com/