DYLON

UKZ: Sukses i ri për Fakultetin Ekonomik – akreditohen dy profile të reja

UKZ: Sukses i ri për Fakultetin Ekonomik – akreditohen dy profile të reja
Avatar photo Redaksia

“Pas përfundimit me sukses të procesit të akreditimit,  Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka marrë vendim që ta akreditoj Programin Menaxhim dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes. Sipas vendimit të AKA  me nr ref. 1566/20 të datës 11.09.2020, programi është akredituar për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023”, njofton Zyra për Informim e Universitetit “Kadri Zeka” më Gjilan.

Dekani i Fakultetit  Ekonomik, Prof.Ass.Dr. Xhevat Sopi, këtë vendim e ka vlerësuar si një sukses të një punë të përbashkët ku janë përfshirë stafi akademik i Fakultetit Ekonomik, Zyra për Zhvillim Akademik, partnerët nga industria me Bordin Industrial të UKZ-së, studentët aktual dhe ata alumni me mbështetje nga menaxhmenti i UKZ në krye me Rektorin, Prof.Asoc.Dr. Bajrma Kosumi.

Sipas Dekanit Sopi, regjistrimi në vitin e parë në këtë program do të fillojë menjëherë këtë vit akademik, ku konkursi për pranimin e studentëve do të shpallet së shpejti. Gjithsej do të pranohen 100 studentë, ku dy vitet e parë të këtij programi janë të përbashkëta kurse ndarja sipas profileve do të bëhet në vitin e tretë. Studentët duhet të deklarojnë preferencat e tyre kur të regjistrohen në vitin e parë ndërsa ndarja finale sipas profileve bëhet në vitin e dytë.

EkoHigjiena

Dekani, Prof.Ass.Dr. Xhevat Sopi, duke mos fshehur gëzimin për këtë sukses,  thotë se ky është një hap i parë në planin e reformimit të Fakultetit Ekonomik me programe të reja të cilat janë në harmoni me kërkesat e tregut të punës. Ai tregon se për shkak të pandemisë Covid 19, në proces ka mbetur edhe akreditimit i programit Menaxhim dhe Ndërmarrësi në nivelin master me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhimi Financiar.

Krahas Programi Menaxhim dhe Ndërmarrësi të sapo-akredituar,  në Fakultetin Ekonomik edhe këtë vit akademik do të pranohen studentë për Programin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Për detajet së shpejti do të njoftoheni në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në UKZ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.