DYLON

Arrestohet nga policia, deshi dhunshëm të futej në zyrën e kryetarit

Arrestohet nga policia, deshi dhunshëm të futej në zyrën e kryetarit
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policia e Kosovës në Partesh ka pranuar një informatë se nga ana e të dyshimtit, serb shtetas i Kosovës, ka ardhur deri te “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, në ndërtesën e Komunës së Parteshit që ndodhet në Pasjan.

“I dyshimti ka tentuar që në mënyrë të dhunshme të futet në ndërtesën e Komunës ma saktë në zyrën e kryetarit të Komunës së Parteshit, dhe pa ndërprerë ka ofenduar dhe fyer edhe punëtorët tjerë të Komunës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshimtin”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, pasi iu ka bë matja me alkootest, është vërtetuar  se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe atë me 1.98 promilë alkool në gjak.

EkoHigjiena

“Pas procedurave ligjore me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën penale . “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.