Ndodh edhe kjo. Tenton të kalojë kufirin pa asnjë dokument, por arrestohet nga policia në Vërmicë. Autoritetet policore bënë me dije se në Vërmicë është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari gjatë legjitimit nuk ka prezantuar asnjë dokument identifikimi. “Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim.