Një person i kërkuar nga policia është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Sipas policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i kërkuari, mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.