DYLON

Rasti i ish-kryetarit të Gjilanit dhe 38 të tjerëve, i kthehet gjykatës për rivendosje

Rasti i ish-kryetarit të Gjilanit dhe 38 të tjerëve, i kthehet gjykatës për rivendosje
Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosura sipas ankesave, e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.03.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara, kërkesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e 39 personave.

Çështja penale i është kthyer të njëjtës gjykatë për rivendosje.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Q.M., H.D., V.G., Q.S., I.R., M.N., M.K., H.M., F.H., D.B., A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q., M.C.-Sh., I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ,dyshohen për shkak të veprës penale “Krim i organizuar” nga neni 274 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me “Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit zyrtar” nga neni 339 i te njëjtit kod. Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A. dhe A.S., për veprën penale “Krim i organizuar ” lidhur me “Keqpërdorim i autorizimit në ekonomi”, nga neni 236 i KPRK-së.

EkoHigjiena

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave, vlerësoi se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë, duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, pasi i njëjti përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e të cilat si pasojë tërheqin edhe shkeljet e ligjit penal dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.