/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Livoq i Epërm i Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në një pikë kontrolli ka prezantuar patentë shoferin që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje pasi që i njëjti kishte edhe ndalesë hyrje në Kosovë për pesë vite./2L ONLINE/
fotoilustruese