Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti me datën 12.04.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin e mitur (mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 24 orë dhe rasti do të përcillet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/