Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik”, thuhet në njofitmin e policisë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente.
I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/