Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan, pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan, lidhur me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” që ka ndodhur më 02.10.2022 në Kllokot, në varrezat ortodokse, sot është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në Kllokot .
I dyshuari gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale. /2LONLINE/