Pas marrjes së informatës përmes rrugëve operative për një rast të ,,Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësitet policore nga Stacioni Policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalur në vendin e ngjarjes në një restaurant në hyrje të fshatit Përlepnicë.
Aty kanë takuar një person të dyshuar shqiptar Shtetas i Kosovës i cili ka tentuar që jashtë restauranit ta hedhë një arme pistoletë (në tentim të fshehjes) të llojit TT me nëntë copë fishekë. Arma dhe municioni është konfiskuar nga ana e policisë si provë materiale për Gjykatë.
I dyshuari B.Rr (1980) është arrestuar nga ane e Policisë së Kosovës dhe i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të Prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/