DYLON

Kreu i FFK-së viziton disa stadiume përfshirë ato në Gjilan, për të parë nga afër gjendjen e tyre

Kreu i FFK-së viziton disa stadiume përfshirë ato në Gjilan, për të parë nga afër gjendjen e tyre
Avatar photo Redaksia

Presidenti Agim Ademi në kuadër të vizitave në stadiumet e futbollit për të parë nga afër gjendjen e tyre, ka qëndruar në Kishnicë, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë, njofton FFK.

Gjatë vizitës në dy fushat e futbollit që janë nën menaxhimin e minierës “Trepça”-Flotacioni Kishnicë, Ademi përshëndeti aktivitetin “Fun&Football” të organizuar nga KF “Shkëndija” nga Hajvalia, e ku morën pjesë më shumë se 250 fëmijë nga Hajvalia me rrethinë.

EkoHigjiena

Qëllimi i vizitës së kreut të FFK-së ishte që të shoh gjendjen e fushave të futbollit në Kishnicë, pasi FFK e ka ndërmarrë iniciativën dhe është e gatshme që t’i marrë nën menaxhim dhe shfrytëzim këto fusha nga miniera “Trepça”, në mënyrë që aty të ndërtohet Kampi Multietnik, që është pjesë e strategjisë së re të masivizimit të futbollit.

I pari i FFK-së ka bërë thirrje nga Bordi i Minierave ‘Trepça’ dhe nga komuna e Graçanicës të punojnë së bashku në realizimin e këtij projekti.

Kreu i FFK-së tutje ka vizituar edhe stadiumet në Gjilan, fushën me bari sintetik të ndërtuar nga federata dhe Stadiumin e Qytetit, pastaj stadiumin në Ferizaj dhe atë të kampionit aktual, FC Ballkani në Suharekë.

Ademi pas vizitave në këto stadiume dhe duke parë gjendjen e tyre ka kërkuar nga MKRS-ja dhe komunat që të veprojnë sa më shpejtë në përmbylljen e të gjitha projekteve, në mënyrë që klubeve dhe tifozëve t’u krijohen kushte më të mira.

Presidenti i FFK-së po ashtu ka kërkuar nga niveli lokal që të mbështeten klubet dhe t’u jepen stadiumet në shfrytëzim në afat të gjatë prej 99 vjetësh, siç veproi Komuna e Prishtinës për festivalin ‘Sunny Hill’, pasi kjo do t’i jepte mundësi edhe FFK-së për të investuar me fondet e UEFA-s e FIFA-s.

Ademi ka thënë se synimi i shtëpisë së futbollit kosovar është që stadiumet e futbollit të jenë objekte moderne dhe komode edhe për tifozët, si dhe ndeshjet e Superligës të luhen nën dritën e reflektorëve, pasi kjo do t’i jepte mundësi, por edhe do t’i nxiste sa më shumë qytetarë që të jenë të pranishëm në ndeshjet e futbollit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.