Toger Ismet Hashani nga Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovë në Rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia.
“I dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje. Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia. I dyshuari është arritur të lokalizohet nga policia e Kosovës dhe rrjedhimisht të arrestohet , ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale ,,Mashtrim’’. Rasti dorëzohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE/