DYLON

Policia ndali furgonin me 34 persona, shtetas të huaj

Policia ndali furgonin me 34 persona, shtetas të huaj
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore.

Gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.