Policia në Viti ka arrestuar personin e dyshuar, pas i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka kanosur me armë zjarri personin me të cilin kishte ndodhur mosmarrëveshja.
Për rastin ka njoftuar policia nga e cila është thënë se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/
KANOSJE
Rr. Adem Jashari, Viti 29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.