Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë
se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Patrulla policore ka arritur që të lokalizojë vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).
Arma e llojit ,,Ecol Jackal Dual Compact’’ cal. 9 mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës
përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet
në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’
dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë
Themelore në Gjilan. /2LONLINE/