• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Policia

Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Redaksia 2LONLINE 4 Gusht, 2022 2 min
 Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 04/08/2022 ka pranuar një informatë se në fshatin Bresalc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore dhe Njësiti Rajonal për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar A.S. (1997) dhe A.A. (1957). 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se të dyshuarit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë disa herë me armë zjarri.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, njëra e llojit ,,Ekol Firat Compact’’ e kalibrit 9mm, dhe tjetra ,,Bereta Pb’’ e kalibrit 9 mm, tridhjetë e shtatë (37) gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe tre(3) fishekë të kalibrit 9 mm si dëshmi materiale për Gjykatë.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon të apeloj tek të gjithë qytetarët që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima. /2LONLINE/

Etiketa:aheng familjar armë arrestohen dyshuar rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

15 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

15 Gusht, 2022

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com