DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. 

Në takim, ndër të tjera, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.