Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh, kanë bërë me dije për një rast “dhunë në familje/kanosje’.
Sipas policisë, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/