Novobërdë, 12 tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se i dyshuari Kosovar Serb R.R. (1958) posedon armë ilegale.
Në bazë të urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake kjo njësi ka kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë gjuetie dhe tre (3) fishekë të armës përkatëse pa leje valide si prove materiale për Gjykatën.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ..Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori. ./2LONLINE/