Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar lidhur me vrasjen e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.
Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin:
N.B mashkull/shqiptar/kosovar
Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.