Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.
Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
- D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar
- A. E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar
- A. F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
- 14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,
- 2 (dy) lojëra KENO,
- 1 lojë me qen,
- 1 (një) shtëpizë kompjuteri,
- 1 (një) DVR,
- 1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,
- 2 (dy) armë zjarri,
- 10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,
- 7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),
- 1 (një) telefon celular,
- 4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. /2LONLINE.com/