• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Art/Kult
  3. Edicioni i njëmbëdhjetë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”nis këtë të shtune
Art/Kult

Edicioni i njëmbëdhjetë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”nis këtë të shtune

by Redaksia 2LONLINE 16 Tetor, 2020 3 min read
 Edicioni i njëmbëdhjetë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”nis këtë të shtune

EDICIONI I NJËMBËDHJETË I MANIFESTIMIT,“VJESHTA LETRARE E GJILANIT”

Nga: Sabit Rrustemi

Maratona më e gjatë letrare në Kosovë, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim dhe me Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, nis këtë të shtune, më 17 tetor , në njërën nga sallat e Bibliotekës së Gjilanit , me një shkrimtar mysafir,Pandeli Koçin dhe me dy libra të tij, të cilat janë botuar tash së voni edhe në Kosovë, dhe që për herë të parë paraqiten para lexuesve të këndej Drinit.

Janë dy novela të këtij shkrimtari, njëra e botuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” e Gjilanit, me titullin ZJARR dhe tjetra e botuar nga shtëpia botuese “Saga”, Prishtinë, me titullin KËRKIMI, që hapin veprimtaritë letrare të edicionit të njëmbëdhjetë të këtij Manifestimit, i cili kryesisht është organizuar dhe mbajtur nga vullneti i pashoq i krijuesve dhe i mbështetësve të librit si dhe , herë pas here edhe me mbështetjen e institucioneve komunale të Gjilanit ( DKRS dhe Biblioteka e Qytetit ).

Si dhe edicioneve tëkaluara, në çdo dy javë, të shtunave n’Dymbëdhjetë, në Bibliotekën e Qytetit dhe, në kushte dhe rrethana të lejueshme të kësaj kohe pandemike, do të organizohen dhe katër veprimtari të tjera, ku, më 31 tetor 2020 do të përurohet romani i shkrimtarit gjilanas, MOS E HARRO JAPONINË, SUZANË, pastaj, pas dy javësh, më 14 nëntor përmes një vlerësimi letrar do të nderohet njëri nga shkrimtarët më të shquar të Kosovës gjilanasi Musa Ramadani, i cili shkoi në amshim qysh në fillim të kësaj pandemie ( 10 mars 2020 ) dhe, do të përmbyllet me dy veprimtari letrare gjatë dhjetorit ( 5 e 19 dhjetor )ku do të përrurohet një libër me shkrime kritike për veprat e shkrimtarit të shquar të Kosovës, Ibrahim Kadriut, përgatitur nga dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut” dhe, me paraqitjen e botimeve të këtij viti,, më 19 dhjetor 2020, me të cilën veprimtari edhe përmbyllet ky edicion.

Organizatori pret një bashkëpunim të frytshëm krijues në paraqitjen dhe vlerësimin e veprave të reja, praninë e tyre ( anise me kufizime, shkaku I pandemisë COVID – 19 ) në këto veprimtari, po edhe mirëkuptimin nga ardashës të shumtë, të cilët kësaj here mund të mos marrin pjesë si herave tjera por, do të jenë të njoftuar me kohë me të gjitha rrjedhat e Manifestimit. /2LONLINE.com/

Tags: aktivitete Gjilan poezi Sabit Rrustemi Vjeshta letrare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve si dhe lëndim trupor”

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com