Sot, më 17 shkurt 2021 në orët e hershme të mëngjesit, ankuesi, shtetas i Maqedonisë së Veriut, nga Kumanova, ka raportuar policinë e Kosovës në Gjilan se një person i panjohur i kishte dërguar video në telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) , se ato po i mbanin në një objekt, e ku shiheshin të lidhur dhe poashtu aty shihej edhe një femër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. Ka thënë se pas pranimit të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve rajonale dhe stacionit policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe të dyshuarit.
Në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës janë hasur dhe arrestuar pesë (5) të dyshimtë. Njëra nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë, ndërsa 2 prej tyre pjesëtar te Policisë së Kosovës, V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar i policisë së Kosovës), i dyshimti tjetër F. S. me banim në Drenasi (1991), si dhe V. K. (.1989) .
Me këtë rast si prova materiale janë gjet dhe konfiskuarnga ana e Policisë së Kosovës:
- dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare.
- Dy palë pranga të plastikës
- Dy vetura pron e të dyshimtëve
- Dhe prova të tjera materiale.
Viktimat kanë qenë të lidhur me pranga plastike, por se të njëjtit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Pasi që dy nga të arrestuarit janë identifikuar si pjesëtar të policisë së Kosovës menjëherë është njoftuar dhe ka arritur ne vend ngjarje edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.
Dy nga të dyshimtit pjesëtar të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.
Sipas Hashanit, rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit për veprën penale “Rrëmbim në bashkëkryerje. /2LONLINE.com/