Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën që ata e kanë cilësuar si “ndotje, degradim dhe shkatërrim i mjedisit”.
Sipas policisë, në Novobërdë, janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë asgjësuar –shkatërruar barnat me afat të skaduar, duke ndotur –degraduar ajrin, tokën apo dëmtuar shëndetin e njerëzve.
“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.