Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Të dyja rastet janë regjistruar në Komunën e Kamenicës, njëra në fshatin Hodonoc e tjetra në fshatin Muqivërcë.
· Fshati Hodonoc, Kamenicë 01.10.2020 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 8 fishekë. Me urdhër të prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
· Fshati Muqivercë, Kamenicë 01.10.2020 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/