Kryeministri Hoti: Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri (AGJENDA)

Kryeministri Hoti: Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri (AGJENDA)

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet sot (e premte) në Tiranë.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”, ka shkruar në profilin e tij, kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përndryshe, ja agjenda e mbledhjes së dy qeverive:

Tiranë, 2 tetor 2020

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve
(Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë)
Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (10 min)
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Gjuha e punës: Shqip

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve) /2LONLINE.com/

KOMENTE